• e diel, 22 dhjetor 2024

Taravari: Askush nuk e shkarkoi Jovevin si mjek në klinikë, pa funksion politik dhe do të ketë më shumë kohë për pacientët e tij

Taravari: Askush nuk e shkarkoi Jovevin si mjek në klinikë, pa funksion politik dhe do të ketë më shumë kohë për pacientët e tij

Shkup, 7 qershor 2023 (MIA) - Askush nuk e shkarkoi Sashko Jovevin nga vendi punës si mjek në klinikë, madje mendoj se kur nuk ke fubksion politik ke më shumë kohë për t'iu kushtuar pacientëve, deklaroi kryetari i partisë Aleanca për shqipëtarët Arben Taravari, duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me mjekun Sashko Jovev dhe nëse shkarkimi i tij është mënyra se si partia përpiqet të mos largojë të rinjtë dhe profesionistët nga vendi.

Ai në konferencën e sotme për shtyp ku, i shoqëruar nga përfaqësues të qeverisë prezantoi rezultatet e arritura nga njëqind ditët e para të punës në koalicionin qeveritar, tha se Dr. Jovev është kirurg torakovaskular të cilin e vlerëson shumë dhe është drejtor në Klinikën për kardiokirurgji, por dha edhe një shembull se do të ishte njësoj sikur Fatmir Mexhiti si neurolog të ishte drejtor i Klinikës së Neurokirurgjisë.

"Po ta kisha bërë këtë, ju garantoj se do të më kishit kritikuar “Pse një neurolog është drejtor i Klinikës së Neurokirurgjisë?”. Pse nuk më pyesni mua, “Pse një kirurg torakovaskular është drejtor i Klinikës së Kardiokirurgjisë?”, theksoi Taravari.

Për transplantin, Taravari nënvizoi se kanë marrë pjesë edhe tetë mjekë të tjerë dhe theksoi se nuk pretendon se Jovev nuk ka kontribuar, por tha se nuk do ta lë kështu nëse ka paligjshmëri.

"Nuk dua të them fjalë të këqija për mikun tim Jovev. Le të vazhdojë dhe të punojë si mjek, le të kontribuojë atje. Mirëpo, nëse një sistem, pavarësisht nëse është parti, ministri, komunë apo shtet, varet nga një madhësi, nuk është sistem, atëherë është fatkeqësi. Ju inkurajoj të prisni dhe të shihni të gjitha raportet dhe nëse kemi gabuar, dimë të kërkojmë falje, por të dëgjojmë të dyja palët dhe pastaj të marrim një vendim të përbashkët, theksoi kryetari i Aleancës për Shqiptarët. ls/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR