• e hënë, 23 dhjetor 2024

Taravari: ASH desolidarizohet nga qeveria në lidhje me Ballkanin e Hapur, procesi i Berlinit është rruga e vetme

Taravari: ASH desolidarizohet nga qeveria në lidhje me Ballkanin e Hapur, procesi i Berlinit është rruga e vetme

Shkup, 17 korrik 2023 

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shprehur qëndrimin e tij dhe partisë të cilën drejton, në lidhje me mekanizimin e Ballkanit të Hapur, nismë kjo e cila paradokohe u braktis nga ana e qeverisë së Republikës së Shqipërisë.  

"Dua të siguroj qytetarët se Aleanca për Shqiptarët desolidarizohet nga çdo nismë e re e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në kuadër të mekanizmit tanimë të abortuar, të njohur si Ballkani i Hapur", ka shkruar Taravari. 

Ai vlerëson se me daljen e Republikës së Shqipërisë nga Ballkani i Hapur, këtij mekanizmi nuk i ka ngelur as kuptim e as legjitimitet. 

"Mekanizmat duplifikuese dhe joinkluzive që krijojnë një Ballkan Perëndimor me dy shpejtësi, nuk i ndihmojnë frymës integruese në rajon. Rruga përpara është e qartë: marrëveshjet tanimë të nënshkurara në kuadër të Ballkanit të Hapur, duhet të integrohen në tërësi dhe të zbatohen në kuadër të Procesit të Berlinit, duke filluar nga samiti i tetorit në Tiranë", ka shkruar Taravari duke shpalosur kështu qëndrimin e tij dhe partisë së tij.

Aleanca për Shqiptarët

__________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR