Tanket izraelite kanë hyrë në qendër të qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës
- Tanket e armatës izraelite (IDF) kanë hyrë në qendër të qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës dhe kanë pushtuar kodrën e rëndësishme Zorub, që i jep Izraelit kontrollin mbi kufirin me Egjiptin e deri në det, njofton Bi-Bi-Si.
- Post By Fami Bajrami
- 12:20, 29 maj, 2024
Gazë, 29 maj 2024 (MIA) - Tanket e armatës izraelite (IDF) kanë hyrë në qendër të qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës dhe kanë pushtuar kodrën e rëndësishme Zorub, që i jep Izraelit kontrollin mbi kufirin me Egjiptin e deri në det, njofton Bi-Bi-Si.
IDF kumtoi se ka vazhduar operacionin kundër "objektivave terroriste" në Rafah, tre javë pasi që ka filluar operacionin në atë qytet.
Banorët e Rafas publikuan se tanket e IDF-së ndodhen në afërsi të xhamisë Al Avda. rq/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s