Tani për tani të martën dalin të punësuarit nga gjashtë ministri dhe nga Enti Shtetëror i Statistikës, deklaroi Deanoski
- Pas hyrjes në grevë të të punësurve në Prokurorinë e Shtetit dy ditë më parë, të martën, më 14 janar, në protesë[t dalin të punësuarit nga gjashtë ministri, si dhe nga Enti Shtetëror i Statistikës. Këtë në një deklaratë për MIA-n e konfirmoi kryetari i Sindikatës së AOGJSH, Tërpe Deanoski, i cili tha se tani për tani pritet në ptotestë të dalin të punësuarit në Ministrinë e Kulturës, Mjedisit Jetësor, Çështjeve Evropiane, Transformimit Digjital, Transportit dhe Komunikimit, Ekonomisë dhe Punës, si dhe të punësuarit në Entin Shtetëror të Statistikës.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:19, 10 janar, 2025

Shkup, 10 janar 2025 (MIA) - Pas hyrjes në grevë të të punësurve në Prokurorinë e Shtetit dy ditë më parë, të martën, më 14 janar, në protesë[t dalin të punësuarit nga gjashtë ministri, si dhe nga Enti Shtetëror i Statistikës. Këtë në një deklaratë për MIA-n e konfirmoi kryetari i Sindikatës së AOGJSH, Tërpe Deanoski, i cili tha se tani për tani pritet në ptotestë të dalin të punësuarit në Ministrinë e Kulturës, Mjedisit Jetësor, Çështjeve Evropiane, Transformimit Digjital, Transportit dhe Komunikimit, Ekonomisë dhe Punës, si dhe të punësuarit në Entin Shtetëror të Statistikës.
Deanoski theksoi se të hënën zyrtarisht do të bëhet e ditur se kush do të marrë pjesë në protestë, sepse, siç tha, ekziston mundësia që të bashkohen edhe të punësuarit nga ministritë e tjera.
"Të hënën do të shpallim zyrtarisht se kush do të marrë pjesë në protestë. Deri më tani janë gjashtë ministri që do të protestojnë, gjegjësisht Ministria e Kulturës, Ministria e Mjedisit Jetësor, Ministria e Çështjeve Evropiane, Ministria e Transformimit Digjital, Ministria e Transportit dhe Telekomunikimit, Ministria e Ekonomisë dhe Punës, si dhe të punësuar nga Enti Shtetëror i Statistkës. Kërkesat janë nënshkrimi i marrëveshjes kolektive, me të cilën të punësuarit do të kenë 30 për qind shtesë në pagë", deklaroi Deanoski.
Foto: Arkivi i MIA-s