• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tani për tani nuk ka nevojë për ribalanc të buxhetit, thotë Besimi

Tani për tani nuk ka nevojë për ribalanc të buxhetit, thotë Besimi

Shkup, 14 qershor 2023 (MIA) - Ministri i Financave Fatmir Besimi thotë se Buxheti është në kondicion të mirë dhe prandaj nuk pret që së shpejti të ketë ribalanc.

"Tani për tani gjithçka shkon sipas planit në lidhje me të ardhurat dhe në lidhje me shpenzimet dhe mendoj se do të vazhdojmë ashtu siç është planifikuar në Buxhet", tha Besimi në përgjigje të pyetjes së gazetarëve para prezantimit të Raportit nga rrethi i pestë i evaluimit të sistemit për parandalimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të miratuar nga ana e Komitetit Moneyval pranë Këshillit të Evropës.

I pyetur nëse Qeveria do të propozojë të prolongohet kthimi i TVSH-së për energjinë elektrike nga 10 në 18 për qind që duhet të hyjë në fuqi nga 1 korriku i këtij viti, Besimi tha se në Buxhet janë siguruar mjete për mbështetje të konsumatorëve më të rrezikuar.

"Ne si Qeveri po shqyrtojmë të gjitha variantet dhe opsionet e mundshme në lidhje me masat kundër krizës dhe shohim që masat do të jenë më efikase dhe efektive. Që nga viti 2020 kemi ndërhyrë me dy miliardë euro. Kjo është rreth 13 për qind e Bruto Prodhimit Vendor (BPV). Dhe gjatë këtij viti do të vazhdojmë me masa të synuara në mbështetje të qytetarëve dhe ekonomisë, sepse duhet të menaxhojmë buxhetin në raport me deficitin dhe në raport me borxhin publik", tha Besimi dhe shtoi se disa masa do të ndihmojnë më së shumti të rrezikuarit.

Qeveria, siç bëhet me dije, ka ndarë 225 milionë euro për masat kundër krizës këtë vit, ose rreth 1.5 për qind e BPV-së. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR