• e hënë, 23 dhjetor 2024

Talibanët mbyllën dy stacione televizive sepse nuk iu përmbaheshin vlerave islame

Talibanët mbyllën dy stacione televizive sepse nuk iu përmbaheshin vlerave islame

 Kabul, 17 prill 2024 (MIA)  - Talibanët ndaluan dy televizione në Afganistan për shkak se nuk u janë përmbajtur vlerave kombëtare dhe islame.

 Një zyrtar i Komisionit për Kundërvajtje në Media në  Ministrinë e Informacioneve, Hafizullah Barakzai, tha se gjykata do të hetojë punën e dy stacioneve me seli në Kabul - TV Nur dhe TV Baria, dhe se ata nuk mund ta transmetojnë programin derisa gjykata nuk e merr vendimin e saj.

 "Edhe krahas paralajmërimeve dhe rekomandimeve të vazhdueshme, TV Nur dhe TV Baria nuk kanë ndjekur parimet gazetareske, nuk kanë marrë parasysh vlerat kombëtare dhe islame", tha Barakzai.

 Megjithatë, ai nuk dha detaje të tjera për shkeljet e supozuara.

 Qendra Afgane për Gazetari i quajti këto pezullime një "akt të paligjshëm" nga qeveria e kontrolluar nga tilebanët. Pezullimet, konsiderojnë nga atje, janë një tjetër hap drejt kufizimeve të mëtejshme të mediave në vend.

 Shumë gazetarë kanë humbur punën e tyre që kur talibanët morën pushtetin në vitin 2021, ndërsa gazetaret përballen me vështirësi shtesë për shkak të ndalimeve të punës dhe kufizimeve të udhëtimit.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR