Talebanët i hodhën poshtë akuzat se në Afganistan nuk ka internet dhe sinjal telefoni
- Qeveria talebane në Afganistan sot i ka hedhur poshtë akuzat se interneti dhe telefonat mobil janë ndërprerë në vend, duke përmenduar zëvendësimin e kabllove optike të vjetra.
- Post By Qefsere Abduli
- 14:30, 1 tetor, 2025
Kabul, 1 tetor 2025 (MIA) - Qeveria talebane në Afganistan sot i ka hedhur poshtë akuzat se interneti dhe telefonat mobil janë ndërprerë në vend, duke përmenduar zëvendësimin e kabllove optike të vjetra.
Kjo është deklarata e parë e talebanëve në lidhje me ndalimin e rrjetit të internetit që ka zgjatur tashmë tre ditë dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në sektorët e bankave, tregtisë dhe transportit ajror.
Disa povinca në Afganistan konfrimuan në shtator se interneti optik ishte ndërprerë për shkak të një dekreti nga lideri taleban, Hibatulla Ahunxhada, i cili pretendon se me të tilla masa qeveria po lufton kundër amoralitetit.
"Asgjë nuk mund të krahasohet me thashethemet që po qarkullojnë se ne e ndaluam internetin", deklaruan përfaqësuesit taleban në korrespodencën me gazetarët pakistanez.
Kombet e Bashkuara (KB) dje i bënë thirrje qeverisë talebane që ta rikthejë urgjentisht qasjen e internetit dhe telekomunikacionet, ndërs trafiku ajror ndërkombëtar mbi Afganistan ka qenë i pezulluar që nga ajo kohë. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s