• e premte, 22 nëntor 2024

Takim Toshkovski - Daçiq në Kumanovë

Takim Toshkovski - Daçiq në Kumanovë

 Kumanovë, 10 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot do të presë zëvendëskryeministrin dhe ministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq.

 Të dy ministrat do të takohen në Kumanovë, ndërsa temë e bisedimeve, siç raportojnë mediat serbe, do të jenë proceset e migrimit .

 Në fund të korrikut të këtij viti, Toshkovski dhe Daçiqi u takuan në Beograd dhe biseduan për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve fqinje në fushën e punëve të brendshme.

"Me atë rast, ministri Toshkovski e ftoi ministrin Daçiq që të vizitojë Republikën e Maqedonisë së Veriut, thuhet në njoftimin e MPB-së së Serbisë. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR