• e premte, 05 dhjetor 2025

Takimi Mickoski -Taravari në orën 17, për kryeministrin ekzistojnë vetëm dy opsione

Takimi Mickoski -Taravari në orën 17, për kryeministrin ekzistojnë vetëm dy opsione

 Shkup, 5 maj 2025 (MIA) - Takimi i kryeministrit Hristijan Mickoski me Arben Tarvarin rreth zhvillimeve aktuale politike do të zhvillohet sot në orën 17 në kuadër të Qeverisë.

Kryeministri Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjene e gazetarëve gjatë vizitës në Komunën e Shtipit, tha se në takim do të donte të dëgjojë nga Taravari se për cilin opsion është ai, duke porositur se "me ose pa z. Taravari, Qeveria është e qëndrueshme, e fortë dhe me shumicë të madhe" dhe se i takon atij dhe bashkëpartiakëve të tij të vendosin nëse, siç tha, "do të ecim në rrugën e reformave dhe sundimit të ligjit, luftë për një shoqëri të drejtë dhe institucione që funksionojnë, apo do të zgjedhin të koalicionojnë me forca politike për të cilat me vite e kriminalizojnë dhe e shkatërrojnë shtetin".

"Në përgjithësi do të doja të dëgjoj se si mendon për zhvillimet e fundit që janë të njohura për opinionin. Sipas mendimit tim, ka dy opsione për të zgjedhur. Njëra është ajo që e ofron kjo Qeveri,  reforma, ndryshime, rezultate për qytetarët dhe opsioni tjetër është ai që për më shumë se dy dekada e kriminalizoi shtetin, i shkatërroi institucionet dhe praktikisht e gjunjëzoi shtetin dhe qytetarët. Kjo është zgjedhja, nuk ka opsion të tretë. Do të doja nga z. Taravari të dëgjoj se cili është opsioni i tij, sepse unë nuk shoh një opsion të tretë", deklaroi kryeministri Mickoski. 

Sa i përket raporteve të tij personale me Taravarin, Mickoski në politikë komunikojnë prej shumë kohësh dhe si person ka një mendim pozitiv, duke theksuar se "askënd në jetë nuk kam lutur,  as nuk kam ndërmend të lus".

"Por në politikë fytyra është diçka që ose e ke ose nuk e ke, këtu nuk ka variante fluide. Ose ke apo nuk ke.  Ose e mban fjalën, ose nuk e mban. Unë mendoj që në rastin konkret, të paktën tre herë kam treguar që e mbaj fjalën.  Edhe në momente kur ka pasur dilema brenda udhëheqësisë së partisë. Prandaj, lojërat prapa skene janë lojëra të tejdukshme, identifikohen dhe njihen lehtësisht dhe zakonisht u kthehen atyre që i bëjnë", deklaroi Mickoski. 

 

Фото: принтскрин

 

QËNDRONI TË LIDHUR