• e shtunë, 23 nëntor 2024

Takimi me përfaqësuesit e Ambasadës së Zvicrës dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS)

Takimi me përfaqësuesit e Ambasadës së Zvicrës dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS)

18 shtator 2024

Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska dhe zëvendësi i saj, Nikolla Gjoshevski, sot janë takuar me përfaqësuesit e Ambasadës së Zvicrës dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS).

Në takim u bisedua për projektet që partnerët strategjikë në bashkëpunim me Kuvendin do t'i realizojnë në periudhën e ardhshme, me fokus në procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe mënyrat se si mund të forcohen kapacitetet e Kuvendit, për mbështetjen dhe menaxhimin efektiv të procesit, udhëzimin strategjik dhe mbikëqyrjen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Konkretisht, projektet do të synojnë të forcojnë kapacitetet institucionale të Kuvendit, Këshillit Nacional për Eurointegrime dhe Komisionit për Çështje Evropiane në rolet e tyre të ofrimit të udhëzimeve strategjike, mbikëqyrjes së negociatave të anëtarësimit dhe sigurimit të harmonizimit legjislativ, nëpërmjet programeve të trajnimit të përshtatura për deputetët dhe shërbimin parlamentar.

Sekretarja e përgjithshme Dimovska e theksoi rëndësinë e transparencës së Kuvendit në raport me integrimet evropiane para qytetarëve, për informimin e tyre më të madh dhe përmirësimin e perceptimit që kanë për Kuvendin. Në lidhje me këtë do të punohet për një aktivitet më të madh të deputetëve përmes zyrave për kontakt me qytetarët nëpër qytete. Dimovska po ashtu theksoi se angazhohet për përfshirje më të madhe të shërbimit parlamentar në projektet që kanë të bëjnë me integrimet evropiane dhe thellimin e bashkëpunimit me shërbimet e Parlamentit Evropian, me qëllim të forcimit të kujtesës institucionale.

Të pranishmit ranë dakord që Kuvendi duhet të luajë rol kryesor në integrimin evropian të vendit, duke garantuar harmonizimin e legjislacionit nacional me legjislacionin e BE-së dhe duke inkurajuar praktikat transparente dhe efektive të qeverisjes.

KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

_______________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR