Takimi i sekretares së përgjithshme, Dimovska me deputetët gjermanë Kuban dhe Prajsendanc
- Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska u takua sot me deputetët e Bundestagut gjerman, David Prajsendanc dhe Tilman Kuban.
- Post By Fami Bajrami
- 16:04, 17 korrik, 2025
Shkup, 17 korrik 2025 (MIA)- Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska u takua sot me deputetët e Bundestagut gjerman, David Prajsendanc dhe Tilman Kuban.
Në takim morën pjesë edhe zëvendëssekretari i përgjithshëm, Nikolla Gjoshevski, si dhe përfaqësuesi i Fondacionit Konrad Adenauer në Shkup, Daniell Braun.
Siç kumton Pres shërbimi i Kuvendit, bashkëbiseduesit biseduan për projektet e përbashkëta deri më tani, si dhe mundësitë për bashkëpunim midis dy parlamenteve në periudhën e ardhshme, veçanërisht në nivel shërbimesh, me ç'rast u shpreh kënaqësia e ndërsjellë për komunikimin në të gjitha nivelet.

Janë shkëmbyer mendime edhe për procedurat dhe hapat për miratimin e ligjeve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut që rrjedhin nga Agjenda e Reformave, dhe në drejtim të proceseve të integrimit në BE, të cilat u theksuan si prioritet shtetëror, për përmbushjen e të cilave mbështetja e Republikës Federale të Gjermanisë është me rëndësi të veçantë.
Në këtë kontekst, u bisedua për reformat e fundit në administratë, si një nga pikat kryesore në proceset e reformave. U theksua gjithashtu nevoja për të forcuar pavarësinë dhe rolin mbikëqyrës të Kuvendit, si shumë të rëndësishëm në procesin e mëtejshëm të integrimit evropian.
“U bisedua edhe zbatimi i Rregullores së re të Kuvendit, si dhe mundësitë për futjen e kalendarit për seancat plenare, si dhe mbështetja nga Bundestagu në fushën e sigurimit të Dhomës ligjvënëse”, thuhet në kumtesë.
Foto: Kuvendi