• e diel, 22 dhjetor 2024

Takimi i ri i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë më 17 dhjetor

Takimi i ri i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë më 17 dhjetor

Bruksel, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Takimi i radhës i kryenegociatorëve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të mbahet më 17 dhjetor, ka konfirmuar zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anita Hiper.

"Palët kanë konfirmuar praninë e tyre dhe do të diskutojnë për disa çështje, duke përfshirë edhe zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit", tha zëdhënësja.

Negociatorët nga Prishtina dhe Beogradi, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, janë takuar për herë të fundit në kuadër të dialogut në fund të tetorit të këtij viti pa marrëveshje konkrete. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR