• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takimi i presidentit Pendarovski me përfaqësues të Unionit të Shoqatave të Diabetikëve

Takimi i presidentit Pendarovski me përfaqësues të Unionit të Shoqatave të Diabetikëve

Shkup, 13 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sot, në prag të Ditës Botërore për Luftë Kundër Diabetit - 14 Nëntor, priti përfaqësues të Unionit të Shoqatave të Diabetikëve të Maqedonisë së Veriut (USHDMV).

 

Në takim, siç bëri të ditur Kabineti i Pendarovskit, është  biseduar për aktivitetet aktuale të 25 shoqatave  të cilat i bashkon Unioni, ndërsa të cilat kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së personave me diabet. Përfaqësuesit e Unionit potencuan se muajt e kaluar po përballen me mungesë të shiritave dhe aparateve për matjen e sheqerit në gjak, si dhe me mungesë të terapisë antidiabetikë. Në të njëjtën kohë, theksuan se nevojitte të ndryshohet tërësisht mënyra e furnizimit së insulinës dhe të braktiset sistemi i procedurave tenderiale.

Presidenti Pendarovski shprehu mbështetje për kërkesën e tyre për vendosjen e çmimit referencë për furnizim  të glukometrave dhe shiritave për matjen e sheqerit, si dhe t'u rimbursohen shpenzimet e terapisë së re antidiabetikë. 

 

Duke theksuar se nga viti në vit numri i të sëmurëve nga diabeti në vend është në rritje të vazhdueshme, përfaqësuesit e Unionit të Shoqatave të Diabetikëve theksuan se nevojitet edukim adekuat dhe ngritja e vetëdijes publike, sepse si pasojë e sheqerit në gjak të parregulluar, është rritur, thanë, numri edhe i goditjeve në tru.

 Foto: Kabineti i Presidentit Stevo Pendarovski 

 

QËNDRONI TË LIDHUR