• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Takim i personave me zhvillim atipik me maratonistët e Ohrit

Takim i personave me zhvillim atipik me maratonistët e Ohrit

Ohër, 26 gusht 2023 (MIA) - Personat me zhvillim jotipik nga kampi i sivjetshëm "„Inclusive Wellness Society" sot do të kenë takim me pjesëmarrësit e maratonës së 36-të të notit të Ohrit, para fillimit të garës maratonë.

Njohja me maratonistët para fillimit të garës dhe përcjellja simbolike e notuesve është pjesë e aktiviteteve për përfshirjen dhe integrimin e personave me zhvillim atipik në sport.

Aktivitetin e realizon shoqata sportive “ITK Maqedoni”, e cila në kuadër të kampit organizon edhe tribunë për sensibilizimin për përfshirjen e personave me zhvillim atipik në sport, e cila është paraparë të mbahet në ora 10:00 në autokampin “Lubanishtë”.

Këtë vit në kuadër të “Inclusive Wellness Society” po mbahet edhe kampi veror katërditor i notit me karakter gjithëpërfshirës, ​​me prezencë të mysafirëve nga vendi dhe Serbia fqinje.

Projekti mbështetet nga "EU Civil Resilience Mechanism" dhe Bashkimi Evropian. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR