• e premte, 27 dhjetor 2024

Takimi i parë joformal i ministrave të punëve të jashtme të BE-së në Kiev (PLT)

Takimi i parë joformal i ministrave të punëve të jashtme të BE-së në Kiev (PLT)

Kiev, 2 tetor 2023 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel sot ju bëri thirrje ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së në takimin në Kiev. Ky do të jetë takimi i parë i tillë i cili do të mbahet jashtë BE-së.

"Sot ju bëj thirrje ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së në Kiev, në takimin e parë të të gjitha 27 vendeve të BE-së. E ardhmja e Ukrainës është në BE", shkroi Boreli në X.

Ai paraprakisht theksoi se nga takimi nuk duhet të priten vendime, sepse bëhet fjalë për takim joformal, ndërsa takimet joformale më shpesh u kushtohen diskutimeve të thella politike, ndërsa jo miratimit të vendimeve konkrete. 

I pyetur nëse në takim do të merret vendim për ndarjen e ndihmës prej 20 miliardë euro për Ukrainën, ai theksoi se vendimi do të merret, por nuk saktësoi se kur. 

"Mbështatja jonë nuk varet nga ajo se si do të zhvillohet lufta gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme. Duhet të sigurojmë mbështetje të vazhdueshme dhe strukturore, sepse po përballemi me kërcënim ekszistencial për Evropën", deklaroi Boreli në Kiev në prag të takimit. 

sipas burimeve diplomatike, siç informon korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, tema kryesore në takim pritet të jenë integrimi evropian i Ukrainës dhe ndërmarrja e disa masave urgjente për mbështetje të vendit, siç është dërgimi i ndihmës ushtarake dhe ashpërsimi plotësues i sanksioneve drejt Moskës. 

Krahas takimit joformal në të cilin do të marrë pjesë edhe ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmitro Kuleba, shefat e diplomacive të vendeve anëtare të BE-së pritet të takohen edhe me presidentin e Ukrainës, Volodomir Zelenski. 

Borel të shtunën pa paralajmërim e vizitoi qytetin bregdetar ukrainas Odesa në Detin e Zi, ku e dënoi, siç tha, dëmin "barbar" të shkaktuar nga sulmet e fundit ruse mbi qytet. 

Ai gjatë kësaj përsëri dërgoi kritika në llogari të Moskës për shkak të ndërprerjes së Marrëveshjes së Detit të Zi për grurin. 

"Edhe krahas kësaj, Ukraina vazhdon të jetë furnizuesi më i madh me grurë i Programit botëror për ushqim, ndërsa kjo është edhe një arsye që të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën", shtoi Borel. 

Pas Odesës, dje Boreli udhëtoi për në Kiev prej ku paralajmëroi se BE-ja do ta rrisë mbështetjen ushtarake për Ukrainën, pasi Kongresi amerikan të shtunën e miratoi Propozim - ligjin për financim, prej ku përjashtohet ndihma për Ukrainën. 

"Të shohim se çka do të ndodhë në SHBA, por nga ana jonë do të vazhdojmë ta mbështesim dhe ta rrisim mbështetjen tonë", deklaroi Boreli duke e komentuar vendimin e Uashingtonit. 

Ai shtoi se "ukrainasit po luftojnë me të gjithë guximin dhe kapacitetin e tyre dhe nëse BE-ja dëshiron që ata të jenë më të suksesshëm në këtë duhet t'u sigurojë armë më të mira dhe më shumë". 

Në fillim të verës, shërbimi diplomatik i BE-së propozoi krijimin e një Fondi të dedikuar për ndihmën e Ukrainës, me synimin për t'i ofruar mbështetje vendit për katër vitet e ardhshme me pesë miliardë euro në vit. Propozimi ende nuk është miratuar nga të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe do të debatohet në seancën e kësaj jave të Parlamentit Evropian. fc/

Fotografia: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR