• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takimi i ministrit të Administratës Publike, Goran Minçev dhe ambasadores së Zvicrës, Veronik Ulman

Takimi i ministrit të Administratës Publike, Goran Minçev dhe ambasadores së Zvicrës, Veronik Ulman

 Shkup, 4 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev sot pati takim protokollar me ambasadoren e Zvicrës Veronik Ulman, në të cilën u bisedua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe përmirësimin e mundësive për bashkëpunim në administratën publike.

 "Gjatë takimit, ministri Minçev dhe ambasadorja Ulman diskutuan një sërë temash, përfshirë reformat e administratës publike, transformimin digjital, zhvillimin e qëndrueshëm dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në reformat e sektorit publik", njoftuan nga Ministria e Administratës. 

 Minçev e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për arritjen e qëllimeve për modernizimin e administratë publike në shtet, si dhe sigurimin e shërbimeve publike të cila, siç thuhet, para së gjithash duhet të jetë efikas, transparent dhe në dispozicion për të gjithë qytetarët. Ai, gjithashtu, shprehu falenderimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme dhe ekspertizën e Zvicrës në këto fusha. 

 

Ambasadorja Ulman konfirmoi përkushtimin e Zvicrës për të mbështetur iniciativat që përmirësojnë performancën e administratës publike, duke theksuar vlerën e shkëmbimit të njohurive dhe përvojave për të përmirësuar efektivitetin e sektorit publik. Ajo, gjithashtu, përcolli interesin e vazhdueshëm të Zvicrës për avancimin e projekteve të përbashkëta që kontribuojnë në përmirësimin e kushteve dhe forcimin e kapaciteteve në administratën publike.

 Në takim u shpreh optimizmi nga të dyja palët për thellimin e bashkëpunimit dhe ndikimin pozitiv që ai do të ketë tek punonjësit e administratës publike. qa/

Foto: Ministria e Administratës Publike

 

QËNDRONI TË LIDHUR