• e diel, 30 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Takimi i ministrit Mucunski me ambasadorin e Bosnjë e Hercegovinës, Dragan Jaqimoviq

Takimi i ministrit Mucunski me ambasadorin e Bosnjë e Hercegovinës, Dragan Jaqimoviq

Shkup, 26 shkurt 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski sot ka pritur në takim ambasadorin e Bosnjë e Hercegovinës Dragan Jaqimoviq.

Në takim, siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, u konfirmuan marrëdhëniet dhe bashkëpunimi i shkëlqyer dypalësh mes dy vendeve, të cilat po zhvillohen vazhdimisht në fusha me interes të përbashkët. Në këtë kontekst, janë shkëmbyer mendime për mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, para së gjithash në planin ekonomik. 

 

 

"Bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe për situatën aktuale politike në të dyja vendet, si dhe perspektivat e tyre në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, me ç'rast u pajtuan se zgjerimi i Unionit do të jetë një nxitje jo vetëm për vendet e rajonit, por edhe me interes thelbësor për vendet anëtare", thuhet në kumtesë.

Ministri Mucunski e konfirmoi mbështetjen për aspiratat evropiane dhe euroatlantike të BeH-së, në këtë rast duke theksuar gatishmërinë për shkëmbimin e përvojave në këtë fushë.

 Foto: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme

 

QËNDRONI TË LIDHUR