• e enjte, 17 korrik 2025

Takim i jashtëzakonshëm i ministrave të jashtëm të Ligës Arabe në Stamboll për Iranin dhe Izraelin

Takim i jashtëzakonshëm i ministrave të jashtëm të Ligës Arabe në Stamboll për Iranin dhe Izraelin

Stamboll, 21 qershor 2025 (MIA) - Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe kanë mbajtur një takim të jashtëzakonshëm në Stamboll për përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Iranit, konfirmojnë burime diplomatike.

Takimi u organizua në margjinat e sesionit të 51-të të Këshillit të ministrave të jashtëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI), i cili do të mbahet sot në Stamboll, dhe ishte i mbyllur për publikun dhe zgjati rreth një orë, raporton Anadolu.

Siç mëson agjencia, tema kryesore e takimit ishte sulmi ajror izraelit mbi Iranin më 13 qershor, si dhe përshkallëzimi i ngjarjeve si rezultat i hakmarrjes iraniane.

Në takim morën pjesë ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Ligës Arabe, të cilët tashmë ndodheshin në Turqi për seancën e OBI-së.

Nikoqir i  takimeve të ardhshme do të jetë ministri turk i punëve të jashtme Hakan Fidan, ndërsa pritet që presidenti Rexhep Taip Erdogan të marrë pjesë në samitin e OBI-së sot në Stamboll.

Sipas organizatorëve, sesioni i sivjetshëm i Këshillit të Ministrave të OBI-së po mbledh një numër rekord pjesëmarrësish, duke përfshirë 43 ministra të jashtëm dhe pesë zëvendësministra, gjë që tregon rëndësinë e situatës aktuale gjeopolitike dhe interesin e shtuar të vendeve islamike për koordinimin e pozicioneve.

Siç raportojnë mediat iraniane, në takim me diplomatë nga Liga Arabe udhëtoi edhe ministri i Jashtëm iranian Abas Aragçi.

"Në këtë takim, me sugjerimin e Iranit, do të diskutohet veçanërisht çështja e sulmit të regjimit sionist ndaj vendit tonë", tha Aragçi.

Ai më parë tha se Teherani ishte i gatshëm të "rishqyrtojë diplomacinë" vetëm nëse agresioni i Izraelit ndalet.

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan pritet t'u bëjë thirrje vendeve myslimane të bashkohen mes "veprimeve destabilizuese" në të gjithë rajonin.

Organizata e Bashkëpunimit Islamik, ose Liga Arabe, përfshin 57 shtete anëtare dhe ka shërbyer prej kohësh si një forum politik dhe diplomatik për vendet myslimane. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR