• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takimi i Grupit Parlamentar Ndërpartiak për të drejtat e romëve dhe Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive

Takimi i Grupit Parlamentar Ndërpartiak për të drejtat e romëve dhe Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive

Shkup, 11 maj 2023 (MIA) - Grupi Parlamentar Ndërpartiak për mbështetjen e të drejtave të romëve, përfshirjen dhe integrimin e tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, sot mbajtën takim pune me përfaqësuesit e Koalicionit të Organizatave Civile - Forumi i Komuniteteve Minoritare në Republikë 

 

Në takimin e punës, siç informuan nga Sektori për Marrëdhënie me Opinionin i Kuvendit,  morën pjesë Latife Shikovska, kryetare e GPNP-së për mbështetjen e të drejtave të romëve; Arbana Pasholli, kryetare e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive; si dhe deputetët: Sanella Shkrijel, Lidija Tasevska dhe Aleksandar Veljanovski.

"Qëllimi i këtij takimi të parë ishte realizimi i të drejtave të bashkësive pakicë, sfidat dhe nevojat në proceset e rrugës integruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE", theksohet në kumtesë. 

Përfaqësuesit e Forumit të Komuniteteve Minoritare ndanë me të pranishmit problemet dhe sfidat e identifikuara me të cilat përballen bashkësitë pakicë, njëherazi u dorëzuan edhe kërkesa për gjetjen e zgjidhjeve të tyre. 

U theksua se ka shumë sfida me të cilat përballen bashkësitë e vogla, ndërsa bashkësia vllahe u vu në dukje si më kritike dhe më e margjinalizuar, sepse numri i folësve po zvogëlohet gjithnjë e më shumë, siç tregohet edhe nga regjistrimi i fundit i popullsisë në vend. Në të njëjtën kohë, u bë kërkesë për ratifikimin e Konventës Evropiane për Gjuhët Rajonale dhe të Pakicave, e cila ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave gjuhësore të bashkësive kulturore tradicionale të Evropës.

Gjithashtu, u iniciua kërkesa për heqjen e kuotës së 15 nxënësve, për ushtrimin e së drejtës për mësimin e gjuhës amtare, lëndë zgjedhore. Zgjidhja sistematike dhe e përhershme për regjistrimin dhe marrjen e certifikatës së lindjes, për rreth 700 persona, që banojnë në territorin e shtetit, dhe që për arsye të caktuara nuk kanë dokument identifikimi.

Pasholli vuri në dukje se Komiteti kultivon kulturë të dëgjimit aktiv të kërkesave të bashkësive pakicë dhe kanë agjendë të përbashkët aktivitetesh dhe çështjesh konkrete me GPNP-në për të mbështetur të drejtat e romëve, por janë të hapur edhe për bashkësitë e tjera, për të gjetur zgjidhje optimale.

Ky është takimi i parë, por nuk do të ndalemi këtu, nuk duhet lënë asnjë qytetar, sepse çdo qytetar është i rëndësishëm, tha Shikovska.

Në fund të takimit, të pranishmit shpresuan se në të ardhmen do të flitet më pak për problemet ekzistenciale dhe më shumë për avancimin e të drejtave. ar/

 Foto: Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

QËNDRONI TË LIDHUR