• e premte, 05 dhjetor 2025

Takimi i dytë i Trampit dhe Netanjahut brenda dy ditësh, tema kryesore - armëpushimi në Rripin e Gazës

Takimi i dytë i Trampit dhe Netanjahut brenda dy ditësh, tema kryesore - armëpushimi në Rripin e Gazës

Uashington, 9 korrik 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu u takuan për herë të dytë brenda dy ditësh në një takim 90-minutësh në Shtëpinë e Bashë, pa u publikuar detaje nga bisedimet, njoftoi DPA.

Në takim mori pjesë edhe nënpresidenti Xhej Di Vans. Tramp deklaroi se edhe ai  edhe Netanjahu dëshirojnë një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës dhe se, sipas tij, grupi palestinez Hamas është gjithashtu i gatshëm për një marrëveshje të tillë.

Më herët, në Shtëpinë e Bardhë mbërriti edhe një delegacion nga Katari për disa orë bisedimesh me zyrtarë të lartë amerikanë, njoftoi "Aksios". Katari, së bashku me SHBA-në dhe Egjiptin, po ndërmjetëson midis Izraelit dhe Hamasit.

I dërguari special i Trampit për Lindjen e Afërt, Stiv Uitkof, deklaroi se administrata amerikane shpreson të arrijë një marrëveshje për një armëpushim 60-ditor deri në fund të javës.

Megjithatë, sipas "Tajms of Izrael", i cili i referohet mediave arabe, raundi i ri i bisedimeve në Doha ka bërë "shumë pak përparim fillestar". Në të njëjtën kohë, Uitkof e shtyu udhëtimin e tij në Katar, gjë që po interpretohet si një sinjal se marrëveshja nuk është ende gati. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR