• e diel, 07 dhjetor 2025

Takimi i Delegacionit Parlamentar me Delegacionin nga BeH në Forumin në Marok

Takimi i Delegacionit Parlamentar me Delegacionin nga BeH në Forumin në Marok

Shkup, 27 maj 2025 (MIA) - Në kuadër të Forumit Ekonomik Parlamentar në Marrakesh të Marokut, deputetët Sali Murati, Dafina Stojanovska, Kaltrina Beqiri dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Ibish Jusufi, patën takim dypalësh jashtëzakonisht të sinqertë dhe miqësor me shefen e Delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut nga Bosnjë e Hercegovina, Rejhana Dervishnoviq, dhe përfaqësuesit e Kuvendit.

 

Në takim, siç bëri të ditur pres shërbimi i Kuvendit, u theksua se Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovina kanë ruajtur marrëdhënie miqësore dhe vëllazërore që nga dita kur fituan pavarësinë, si në të gjitha fushat, ashtu edhe midis dy kuvendeve.

"U theksua gatishmëria për të përcjellë dhe forcuar në nivel më të lartë qëndrimin tonë dhe miqësinë tonë të thellë që kemi arritur në marrëdhëniet dypalëshe, në platformat ndërkombëtare, në ndarjen e përvojave dhe në punën e kuvendeve", theksohet në kumtesë.

Në takim u konkludua se të dy kuvendet kanë përgjegjësi të madhe në ndërmarrjen e hapave të rëndësishëm mbi çështjet e unitetit, integritetit, sovranitetit, stabilitetit, proceseve të kandidaturës për në Bashkimin Evropian, sundimit të së drejtës dhe mirëqenies ekonomike të të dy vendeve. 

 Foto: Kuvendi i RMV-së

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR