• e martë, 24 dhjetor 2024

Takim Grubi - Markush: Mbështetje nga Sllovakia në rrugën drejt integrimit evropian

Takim Grubi - Markush: Mbështetje nga Sllovakia në rrugën drejt integrimit evropian
Shkup, 3 mars 2023 (MIA) - Nënkryetari i parë i Qeverisë dhe ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive Artan Grubi, ka takuar sot ambasadorin e Republikës së Sllovakisë, Henrik Markush.
 
Në bisedën mes Grubit dhe Markushit, u tha se marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve janë në të njëjtin nivel, por se është i domosdoshëm thellimi i bashkëpunimit në disa fusha. U bisedua edhe për situatën politike të sigurisë në vend dhe rajon, procesin integrues, ndryshimet kushtetuese si dhe frontin e përbashkët evropian të formuar nga partitë politike që veprojnë në frymën evropiane.
 
Grubi shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e madhe që Republika e Maqedonisë së Veriut ka nga Republika Sllovake, duke shtuar se politikat do të vazhdojnë të jenë në harmoni me vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së.
 
Ambasadori Markush theksoi mbështetjen e plotë për ndryshimet kushtetuese dhe përfshirjen e komunitetit bullgar në Kushtetutë, si dhe për vazhdimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Në takim, Grubi prezantoi planin e qeverisë për frontin evropian dhe ndryshimet kushtetuese dhe kërkoi mbështetje nga Sllovakia, por edhe nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për realizimin e synimeve integruese.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe takimin e 17 marsit në Maqedoninë e Veriut si shembull i marrëdhënieve të mira mes komuniteteve dhe vendimeve të guximshme për t'i dhënë fund mosmarrëveshjeve me fqinjët. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR