Takimi Gashi - Burita: Avancimi i marrëdhënieve me Marokun, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe turizmin
- Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi sot realizoi takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Bashkëpunimit Afrikan dhe Emigrantëve Marokenë të Mbretërisë së Marokut, Naser Burita.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:57, 21 korrik, 2025
Shkup, 21 korrik 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi sot realizoi takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Bashkëpunimit Afrikan dhe Emigrantëve Marokenë të Mbretërisë së Marokut, Naser Burita.
Pres shërbimi i Kuvendit informoi se takimi ishte "vazhdim i dialogut miqësor midis dy vendeve, me fokus në avancimin e bashkëpunimit të përgjithshëm institucional dhe dypalësh".

"Kryetari Gashi riafirmoi interesin e Maqedonisë së Veriut për heqjen e vizave me Marokun, si hap drejt lehtësimit të komunikimit, shkëmbimit ekonomik dhe turizmit. Në veçanti, i theksoi mundësitë për bashkëpunim në fushat e ekonomisë, bujqësisë, turizmit, energjetikës, arsimit dhe shkëmbimit të të rinjve. Ministri Burita, nga ana e tij, e theksoi gatishmërinë e Mbretërisë së Marokut për t'i avancuar marrëdhëniet, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, turizmin dhe diplomacinë parlamentare" bëri të ditur pres shërbimi i Kuvendit.
Në takim është theksuar angazhimin për themelimin e grupit të bashkëpunimit parlamentar midis Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Afrikës së Veriut, "si platformë e përhershme parlamentare për dialog dhe iniciativa të përbashkëta".

"Bashkëbiseduesit e vlerësuan takimin si hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe hapjen e kapitullit të ri në miqësinë midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Marokut" shtohet në kumtesë.
Foto: Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut