• e martë, 24 dhjetor 2024

Takimi Bytyqi - Gabriel: Ndërtimi i Korridorit hekurudhor 8 është me rëndësi të jashtëzakonshme për vendin dhe për rajonin

Takimi Bytyqi - Gabriel: Ndërtimi i Korridorit hekurudhor 8 është me rëndësi të jashtëzakonshme për vendin dhe për rajonin

Shkup, 8 maj 2023 (MIA) - Zëvendës kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, u takua me Bjorn Gabriel, nga Banka Evropiane për Investime (BEI) në vend, me ç'rast shqyrtuan përgatitjet aktuale për vazhdimin e mbështetjes investuese dhe këshillimore që BEI ofron për Maqedoninë e Veriut, por edhe për programin shtesë të investimeve dhe asistencës teknike prej 100 milionë euro për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të Maqedonisë, i cili është në fazën fillestare dhe që mund të aktivizohet menjëherë pasi të miratohet nga Kuvendi.

Siç informojnë nga pres shërbimi i Qeverisë, Gabriel e njoftoi zëvendëskryeministrin Bytyqi edhe për përgatitjet e seksionit të fundit të Korridorit hekurudhor VIII/lindje, i cili tashmë po hyn në fazën përfundimtare.

Zëvendëskryeministri Bytyqi, nga ana e tij, vuri në dukje rëndësinë e ndërtimit të hekurudhës së Korridorit 8, për të cilën tha se është me rëndësi të jashtëzakonshme për ekonominë tonë, por edhe për vendet e rajonit, andaj në takimin me përfaqësues i Bankës Evropiane të Investimeve, ai theksoi nevojën e rrumbullakimit financiar të këtij projekti.

Bytyqi dhe Gabriel theksuan në takim se bashkëpunimi ndërmjet BEI-së dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është me përfitim konkret për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut, sepse si partner afatgjatë i vendit, BEI ka investuar rreth 1,1 miliardë euro në Maqedonia e Veriut që nga viti 1991, kryesisht për të mbështetur infrastrukturën kyçe të transportit dhe për të ndihmuar në sigurimin e furnizimit dhe sigurisë me energji. bsh/

Foto: Qeveri

QËNDRONI TË LIDHUR