• e diel, 01 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Takimi Bozhinovska - Miller: Mbështetje nga KfW Bank për projekte të reja energjetike dhe forcimi i planifikimit strategjik

Takimi Bozhinovska - Miller: Mbështetje nga KfW Bank për projekte të reja energjetike dhe forcimi i planifikimit strategjik

 Shkup,10 prill 2025 (MIA) - Progresi dhe realizimi i mëtutjeshëm i fazës së dytë të parkut të erës në Bogdanc, termocentralit fotovoltaik Manastir 2, si dhe fazës së tretë të rivitalizimit të hidrocentraleve të mëdha ishte në fokus të takimit të punës mes ministres së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska dhe Klaus Miler, drejtor i bankës KfW për Evropën Juglindore dhe Turqinë, që u mbajt në kuadër të Bankës Juglindore dhe të Turqisë, në kuadër të ESG Bankës së Evropës Juglindore. Samiti 2025 në Tivar, ku mori pjesë edhe drejtori financiar i SHA EMV Ivan Stojanovski.

"Këto projekte jo vetëm që rrisin prodhimin vendas të energjisë, por edhe forcojnë të gjithë sistemin energjetik të shtetit. Partneriteti me KfW Bank është një shtysë e rëndësishme për transformimin drejt energjisë së qëndrueshme", theksoi  Bozhinovska. 

 Vëmendje e veçantë, siç informojnë nga Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale  iu kushtua nismave të reja të asistencës teknike që synojnë përmirësimin e kapaciteteve të brendshme të EMV-së për planifikim të mesëm dhe strategjik, me theks në projektet e investimeve.

Banka KfW konfirmoi se mbetet partner strategjik dhe do të vazhdojë të mbështesë projekte të reja, duke përfshirë termocentralin fotovoltaik Manastir 3 dhe investime të tjera në burimet e rinovueshme të energjisë. 

 Foto: MEMBM

 

QËNDRONI TË LIDHUR