Takimet e Bozhinovskës në Forumin e Athinës, me fokus në forcimin e bashkëpunimit rajonal, lidhjen e infrastrukturës dhe sigurinë energjetike
- Mundësitë për ndërlidhje të reja dhe iniciativa e Bullgarisë për zgjerimin e infrastrukturës së gazit pranë kufirit së Maqedonisë së Veriut ishin pjesë e temave të takimeve dypalëshe të ministres së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska në margjinat e takimit ministror që u mbajt në kuadër të Partneritetit të Gjashtë për Bashkëpunim Transatlantik të Energjisë (P-TEC) në Athinë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:00, 8 nëntor, 2025
Shkup, 8 nëntor 2025 (MIA) - Mundësitë për ndërlidhje të reja dhe iniciativa e Bullgarisë për zgjerimin e infrastrukturës së gazit pranë kufirit së Maqedonisë së Veriut ishin pjesë e temave të takimeve dypalëshe të ministres së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska në margjinat e takimit ministror që u mbajt në kuadër të Partneritetit të Gjashtë për Bashkëpunim Transatlantik të Energjisë (P-TEC) në Athinë.

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale sot bëri të ditur se Bozhinovska pati aktivitet të dendur diplomatik dhe se pati takime dypalëshe me sekretarin amerikan të Energjisë, Kris Rajt, ministrin greek të Energjisë, Stavros Papastravru, drejtorin ekzekutiv të Operatorit të Pavarur të Transmetimit të Energjisë Elektrike Grek (IPTO – ADMIE), Manusakis, si dhe me homologun e saj bullgar, Zhiço Stankov.
Bozhinovska dhe Stankov theksuan rëndësinë e projektit të East – West Transmission Corridor (EWTC) si një iniciativë kyçe për forcimin e lidhjes rajonale, integrimin e tregjeve dhe rritjen e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme, në përputhje me qëllimet e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane.
"Në bisedimet është nënvizuar edhe iniciativa e Bullgarisë për zgjerimin e infrastrukturës së gazit pranë kufirit së Maqedonisë, që do të kontribuojë në disponueshmëri më të madhe dhe çmime më të ulëta të gazit, si dhe në rritjen e sigurisë energjetike në rajon. Në këtë drejtim, të dyja palët ranë dakord të organizojnë një takim të përbashkët midis përfaqësuesve të të dy vendeve për një koordinim dhe shkëmbim informacioni më të mirë mbi projektet e përbashkëta", njoftoi MEMBM.
Në takimin me drejtorin ekzekutiv të Operatorit të Pavarur Grek të Transmetimit të Energjisë Elektrike (IPTO – ADMIE), Manousakis, është biseduar për thellimin e bashkëpunimit teknik dhe mundësitë për ndërlidhje të reja që do të kontribuojnë në një sistem rajonal stabil dhe të qëndrueshëm të energjisë.

"Vëmendja ndaj Maqedonisë në forumin P-TEC ishte e qartë - është një konfirmim se vendi ynë është një partner aktiv dhe i besueshëm kur bëhet fjalë për stabilitetin energjetik, investimet strategjike dhe një të ardhme të sigurt për rajonin", tha ministrja Bozhinovska.
Ajo ka shprehur mirënjohje të veçantë për kryeministrin e Greqisë, Kirijakos Micotakis, dhe ministrin grek të Jetësor Mjedisit dhe Energjisë, Stavros Papastravru, për mbështetjen dhe vëmendjen që i kanë kushtuar Maqedonisë së Veriut.
Në margjinat e forumit, ministrja bisedoi gjithashtu me ministrin kroat të Ekonomisë Ante Shushnjar, ministrin qipriot të Energjisë, Tregtisë dhe Industrisë Gjorgos Papanastasiu, si dhe Dite Jul Jorgensen, drejtoreshë e përgjithshme për energjinë në Komisionin Evropian.

Forumi P-TEC, i cili bashkon ministrat e energjisë nga 25 vende nga Evropa dhe Amerika Veriore, paraqet një platformë kryesore për dialog dhe koordinim politikash drejt një të ardhmeje energjitike të sigurt, të pastër dhe të lidhur.
Foto: MEMBM