• e martë, 19 nëntor 2024

Takime të Zelenskit në Kapitoll

Takime të Zelenskit në Kapitoll

Uashington, 21 shtator 2023 (MIA) - Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës Përfaqësuese, republikani Majkëll Mekoll, pas takimit me presidentin ukrainas Vollodimir Zelenski tha se Ukraina sërish do të financohet, edhe krahas "mosmarrëveshjeve të disave".

"Sigurisht, mendoj, u nevojitet dhe do ta marrin", tha Mekoll.

Kryetari i Dhomës Përfaqësuese Kevin Mekarti, i cili është nën presion të madh nga krahu i djathtë i partisë së tij për shkak të shpenzimeve tejmase në qeveri, e pyeti Zelenskin se "ç'farë i nevojitet" dhe cili është plani i tij për fitore".

Zelenski tha se fitorja nuk do të jetë as e shpejtë as e lehtë dhe e përsëriti thirrjen për aeroplanë luftarak F-16 dhe raketa me rreze veprimi të gjatë.

"Ukraina është sinqerisht mirënjohëse e Dhomës Përfaqësuese amerikane, të dyja partive politike dhe gjithë popullit amerikan për gjithë mbështetjen. Së bashku arritëm shumë për ta mbrojtur demokracinë, lirinë dhe dinjitetin - vlerat që i ndajnë të dy kombet. Populli ukrainas ka vuajtur jashtëzakonisht shumë si rezultat i krimeve luftarake ruse, por ne çliruam më shumë se gjysmën e territorit të pushtuar nga sulmuesit rusë dhe qartë mund të shohim se fitorja është gjithnjë e më afër", shënoi Zelenski në X pas takimeve.

Ai informoi se është biseduar për situatën në fushën e betejës dhe nevojat mbrojtëse prioritare, duke përfshirë edhe mbrojtjen ajrore.

 Kam theksuar se fitorja e Ukrainës do të siguronte që as Rusia dhe as ndonjë diktaturë tjetër sërish ta destabilizojë botën e lirë. Për të fituar duhet të jemi të bashkuar dhe të punojmë së bashku, theksoi presidenti ukrainas.  sa/

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR