• e shtunë, 12 korrik 2025

Takime të zëvendësve të MPJ të Greqisë dhe Turqisë për dialogun politik dhe bashkëpunimin dypalësh

Takime të zëvendësve të MPJ të Greqisë dhe Turqisë për dialogun politik dhe bashkëpunimin dypalësh

Athinë, 12 qershor 2025 (MIA) – Zëvendësministrat e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe Turqisë sot dhe nesër do të mbajnë takime në Ankara në kuadër të dialogut politik dhe të a.q. agjendë pozitive mes të dyja vendeve sa i përket bashkëpunimit në disa sfera, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Siç bënë të ditur nga MPJ greke në kuadër të takimit të katërt nga procesi i dialogut politik mes Ministrive të Punëve të Jashtme të të dyja vendeve, sot në Ankara do të mbahen bisedime mes zëvendësministres së Punëve të Jashtme të Greqisë, Aleksandra Papadopullu dhe zëvendësshefit të diplomacisë greke, Mehmet Kemal Bozaj. 

Për nesër është caktuar edhe raundi i tetë i bisedimeve greke – turke në agjendën pozitive, ndërmjet zëvendësit të MPJ-së së Greqisë, Tasos Haxivasiliu dhe Bozaj nga ana turke. 

Në periudhën e ardhshme pritet të mbahet edhe Këshilli i Lartë për Bashkëpunim mes Greqisë dhe Turqisë edhe pse deri më tani nuk ekziston datë konkrete. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR