Mbledhje të KE dhe KQ të LSDM-së, nesër takim i Kovaçevskit me liderët e koalicionit qeveritar
- Kryeministri Dimitar Kovaçevski nesër në Klubin e deputetëve do të mbajë takim me partnerët e koalicionit qeveritar, konfirmuan për MIA-n nga Qeveria.
- Post By Sheriban Kllokoci
- 16:36, 18 maj, 2023

Shkup, 18 maj 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski nesër në Klubin e deputetëve do të mbajë takim me partnerët e koalicionit qeveritar, konfirmuan për MIA-n nga Qeveria.
Bëhet fjalë për takim të rregullt për aktivitetet vijuese dhe ngjarjet politike.
Në vigjilje të takimit të nesër, siç informojnë nga LSDM-ja, sonte mbledhje do të mbajnë Këshilli Qendror dhe Këshilli Ekzekutiv i partisë.
Nga Qeveria dhe nga LSDM do të informojnë shtesë për kohën e takimeve të KQ dhe KE dhe për takimin e kryeministrit me partnerët e koalicionit.