• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takime të delegacioneve të Këshillit të ambasadorëve me ambasadorët Bomgartner, Gir dhe Vucas

Takime të delegacioneve të Këshillit të ambasadorëve me ambasadorët Bomgartner, Gir dhe Vucas

Shkup, 3 shkurt 2023 (MIA) - Në kuadër të aktiviteteve të rregullta, lidhur me procesin e integrimit evropian të vendit, delegacione të Këshillit të ambasadorëve kanë pasur mëngjes pune me ambasadorin francez, Siril Bomgartner, ku morën pjesë edhe europambasadori Dejvid Gir, e pastaj edhe drekë pune me ambasadorin austriak, Georg Vucas.

Siç kumtoi Këshilli i ambasadorëve, në takimet, të mbajtura dje, janë këmbyer mendime për më shumë tema nga marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Evropës, për të cilat Këshilli tanimë i ka parashtruar qëndrimet e veta në opinion.

"Po ashtu, delegacioni i Këshillit të ambasadorëve ka potencuar momentin delikat politik në Evropë dhe nevojën për lëvizje më të rëndësishme të procesit të integrimit evropian të vendit, por edhe të tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, posaçërisht janë interesuar për sfidën kyçe për vazhdimin e procesit eurointegrues, respektivisht për ndryshimet kushtetuese", thuhet në kumtesën e sotme të Këshillit të ambasadorëve.

Këshilli potencon se edhe gjatë periudhës së ardhshme do të vazhdojë me konsultimet dhe me ambasadorët tjerë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe me ambasadorët e shteteve, të cilët e përkrahin integrimin evropian të vendit tonë. bsh/ 

 

QËNDRONI TË LIDHUR