Takime lamtumire të Mucunskit me ambasadoret e Republikës së Serbisë dhe Mbretërisë së Suedisë
- – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski realizoi sot takime të ndara lamtumire me ambasadoren e Republikës së Serbisë, Nevena Jovanoviq dhe ambasadoren e Suedisë, Emi Larson Xhejn.
- Post By Fitore Curri
- 12:43, 12 qershor, 2025
Shkup, 12 qershor 2025 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski realizoi sot takime të ndara lamtumire me ambasadoren e Republikës së Serbisë, Nevena Jovanoviq dhe ambasadoren e Suedisë, Emi Larson Xhejn.
Në takime, siç informon Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, ministri Mucunski shprehu mirënjohje për angazhimin gjithëpërfshirës dhe kontributin e dy ambasadoreve në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit të ndërsjellë gjatë mandatit të tyre diplomatik në vendin tonë.

“Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi të përbashkët nga dialogu i vazhdueshëm politik në nivel të lartë dhe bashkëpunimit me sukses në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë. Gjatë kësaj ishte riafirmuar përkushtimi i përbashkët për thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dhe ruajtja e dialogut të hapur dhe konstruktiv për të gjitha çështjet me interes të ndërsjellë”, bëhet e ditur në kumtesë. fc/
Foto: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme