• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Takim Xhaferi - Dreksler: Përkrahje e vazhdueshme gjermane për integrimet tona eurotlantike

Takim Xhaferi - Dreksler: Përkrahje e vazhdueshme gjermane për integrimet tona eurotlantike

Shkup, 11 prill 2023 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadoren e sapoemëruar të Republikës Federale Gjermane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Petra Dreksler.

Duke i uruar mandat të suksesshëm në ushtrimin e funksionit dhe mirëseardhje të ngrohtë në vend dhe në Kuvend, Kryetari Xhaferi shprehu mirënjohje të veçantë për angazhimin aktiv dhe mbështetjen e vazhdueshme gjermane për integrimet tona euroatlantike.

"Veçanërisht u theksua bashkëpunimi parlamentar dinamik me Bundestagun Gjerman në disa vitet e fundit në të gjitha nivelet, përfshirë edhe programin bursist IPS dhe bashkëpunimin teknik për sigurim të pavarur të Kuvendit. Njëherazi, u mirëpritën aktivitetet në suazat e Procesit të Berlinit, si plotësues i procesit të aderimit në BE, dhe nismat rajonale me të cilat mundësohet ndërlidhje më e madhe ndërmjet vendeve dhe avancim i bashkëpunimit të tyre të ndërsjellë para anëtarësimit në Union", thuhet në kumtesën e pres shërbimit të Kuvendit.

Ambasadorja Dreksler potencoi se pritja e ngrohtë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në institucionet shtetërore për të paraqet urdhëresë për vazhdimin e bashkëpunimit të deritanishëm dhe avancimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë mes dy shteteve. Për Republikën Federale të Gjermanisë, anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian është me rëndësi të jashtëzakonshme, sidomos për shkak të qasjes në më shumë mjete dhe mekanizmat e vendosura për funksionimin e shtetit juridik.

Ambasadorja, siç thuhet në kumtesë, shprehu mirëkuptim për ndërlikueshmërinë e procesit dhe në raport me sigurimin e mbështetjes më të gjerë shtetërore për vazhdim në fazën e ardhshme të negociatave dhe në atë rrugë, e ofroi gjithë mbështetjen gjermane. U shpreh mirënjohje për qasjen tonë proaktive dhe për hapat e ndërmarra në lidhje me harmonizimin me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe mbështetjen për Ukrainën.

Bashkëbiseduesit këmbyen mendime për modalitetet dhe mundësitë e pasurimit të bashkëpunimit parlamentar, për hapat e radhës të Kuvendit në raport me procesin eurointegrues dhe për nxjerrjen e ligjeve të duhura me të cilat do të rritet numri i investimeve gjermane në vend. bsh/

Foto: Kuvendi i RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR