• e shtunë, 23 nëntor 2024

Takim Trençevska-Pamer për temat në kompetencë të MPPS-së

Takim Trençevska-Pamer për temat në kompetencë të MPPS-së

Shkup, 22 gusht 2023 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska sot ka takuar ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Austrisë në vend, Martin Pamer, duke i uruar mirëseardhje, punë të suksesshme dhe vazhdim të bashkëpunimit të shkëlqyer të deritanishëm në fushat nën juridiksionin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale (MPPS).

"Bashkëbiseduesit folën për çështjet nga sfera sociale, punësimet dhe tregun e punës, mbrojtjen e fëmijëve, dhunën në familje dhe mekanizmat për mbrojtje nga dhuna", njoftoi MPPS.

Ministria thekson se Trençevska ka informuar për gjendjen në vend, të drejtat sociale dhe serviset e destinuara për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve, duke u kthyer në reformën sociale dhe përfitimet nga vendosja e saj.

"Sistemi i mbrojtjes sociale është fleksibël, në mënyrë që të pranojë të gjithë ata qytetarë që do të bëhen të cenueshëm social. Por qëllimi i reformës sociale nuk është mbajtja e tyre në sistem, por aktivizimi i tyre në tregun e punës. Në aktivizimin e përfituesve të ndihmës minimale të garantuar në periudhën e ardhshme së bashku me Agjencinë për punësim, qendrat për punë sociale dhe me mbështetjen e partnerëve evropianë", ka theksuar Trençevska.

Në takim është biseduar edhe për mungesën e fuqisë punëtore, si dhe për masat e Planit operativ për programe dhe masa aktive, me të cilat personave të papunë u ndihmohet përmes trajnimeve të ndryshme të bëhen më konkurent në tregun e punës, por edhe masat për vetëpunësim gjegjësisht fillimi i biznesit personal.

Gjithashtu u diskutua për romët si një nga kategoritë më të cenueshme të qytetarëve dhe fokusi i kësaj Qeverie në përfshirjen e plotë të të gjitha komuniteteve etnike në shoqëri për të qenë aktorë aktivë në të gjitha sferat.

"Ministrja informoi edhe për gjendjen e dhunës në vend, mekanizmat për mbrojtje nga dhuna, miratimin e Ligjit për mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhunës në familje, ngritjen e qendrave strehimore për viktimat e dhunës, këshillimore, qasja multisektoriale e institucioneve, duke theksuar rëndësinë e vetëdijesimit për dhunën dhe rëndësinë e raportimit të saj", thuhet në njoftimin e MPPS-së.

Në temën për kujdestarinë dhe familjet kujdestare, ministrja Trençevska theksoi se praktikat dhe përvojat e mira nga Republika e Austrisë janë veçanërisht të rëndësishme për përparimin në këtë fushë dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

"Të dyja palët shprehën besimin e tyre për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer të deritanishëm", njoftoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. sa/

Foto: MPPS

QËNDRONI TË LIDHUR