Takim të liderëve të Lidhjes Evropiane për Ndryshim në Departamentin amerikan të shtetit
- Liderët e Lidhjes Evropiane për Ndryshim, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, si dhe këshilltari i kryeministrit Kurti për Maqedoninw e Veriut, Bekim Qoku sot gjatë qëndrimit në SHBA kanë pasur një takim të rëndësishëm në Departamentin Amerikan të Shtetit.
- Post By Fami Bajrami
- 18:21, 19 janar, 2024

Shkup, 19 janar 2024
Liderët e Lidhjes Evropiane për Ndryshim, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, si dhe këshilltari i kryeministrit Kurti për Maqedoninw e Veriut, Bekim Qoku sot gjatë qëndrimit në SHBA kanë pasur një takim të rëndësishëm në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Edhe në këtë takim u theksua se koalicioni i Lidhjes është në vijë të njëjtë me interesin e SHBA-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Me këtë rast liderët opozitarë shqiptarë i kanë informuar nikoqirët për aktualitetin politik në RMV si dhe rolin konstruktiv që luan koalicioni Lidhja Evropiane për Ndryshim për demokratizimin e vendit dhe integrimin e tij në BE.
Mbeshtetja e SHBA-së për Maqedoninë e Veriut forcon misionin tonë fisnik për luftën kundër korrupsionit dhe anëtarësimin e vendit në BE.
Lidhja Evropiane për Ndryshim
_________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.