Takim pune me përfaqësues të BE-së për Shkupin si Kryeqytet evropian i kulturës në vitin 2028
- Qyteti i Shkupit si bartës i titullit prestigjioz Kryeqyteti evropian i kulturës në vitin 2028, gjatë vizitës së përfaqësuesve nga Këshilli i Evropës, paneli i BE-së për Kryeqytetin evropian të kulturës dhe Delegacioni evropian nga Shkupi organizoi takim pune ku u diskutuan hapat e ardhshëm për zbatimin me sukses të këtij projekti.
- Post By Fami Bajrami
- 17:31, 20 qershor, 2025
Shkup, 20 qershor 2025 (MIA) - Qyteti i Shkupit si bartës i titullit prestigjioz Kryeqyteti evropian i kulturës në vitin 2028, gjatë vizitës së përfaqësuesve nga Këshilli i Evropës, paneli i BE-së për Kryeqytetin evropian të kulturës dhe Delegacioni evropian nga Shkupi organizoi takim pune ku u diskutuan hapat e ardhshëm për zbatimin me sukses të këtij projekti.
Siç theksohet në komunikatën për shtyp nga Qyteti i Shkupit, gjatë këtij takimi u theksua rëndësia e integrimit të praktikave më të mira dhe inkurajimi i bashkëpunimit me Kryeqytetet e mëparshme evropiane të kulturës.
"Kjo qasje e bashkëpunimit ka për qëllim të sigurojë që Shkupi të tejkalojë pritjet e këtij titulli të jashtëzakonshëm. Diskutimet nxorën në pah gjithashtu mbështetjen e fortë institucionale dhe angazhimin ndaj vizionit kulturor të qytetit", thuhet në kumtesë.

"Shkupi jo vetëm që do të rrisë statusin e tij në hartën kulturore evropiane, por ky titull do të inkurajojë edhe rritje të qëndrueshme dhe prosperitet për mbarë rajonin", thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.
FOTO: Qyteti i Shkupit