• e premte, 05 dhjetor 2025

Takim pune i ministres Bozhinovska me ambasadorin Britanik Loson

Takim pune i ministres Bozhinovska me ambasadorin Britanik Loson

 Shkup, 7 tetor 2025 (MIA) - Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, realizoi një takim pune me ambasadorin britanik Metju Loson. Në takim morën pjesë edhe Nikolla Stojanoski, drejtor i Tregtisë Ndërkombëtare dhe Investimeve në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, si dhe përfaqësues të kompanisë ndërkombëtare "Anglo Amerikan", një nga korporatat kryesore në botë në fushën e minierave dhe metalurgjisë, njoftuan në mëngjes nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale.

"Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe konstruktiv midis Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e energjisë dhe minierave. Është biseduar  për aktivitetet aktuale të Ministrisë dhe mundësitë për shkëmbim të përvojave dhe praktikave të mira në menaxhimin e burimeve natyrore dhe tranzicionin energjetik", theksohet në komunikatë.

Ministrja theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer me Ambasadën britanike, e cila, siç theksoi Bozhinovska, është një partner i rëndësishëm në proceset e zhvillimit të politikave energjetike, përmirësimit të rregullores dhe inkurajimit të praktikave të qëndrueshme në sektor. 

 

"Ambasadori Loson dhe përfaqësuesit e "Anglo Amerikan" e përshëndetën bashkëpunimin e deritanishëm me Ministrinë, duke shprehur interes për dialog të mëtejshëm institucional dhe nisma të përbashkëta që synojnë forcimin e marrëdhënieve dypalëshe", thuhet në komunikatë.

 Foto: Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale

 

QËNDRONI TË LIDHUR