• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim pune i Komisionit të Kuvendit për çështje ekonomike me përfaqësues të Entit Shtetëror të Revizionit dhe të NDI-së

Takim pune i Komisionit të Kuvendit për çështje ekonomike me përfaqësues të Entit Shtetëror të Revizionit dhe të NDI-së

Shkup, 15 korrik 2024 (MIA) - Anëtarët e Komisionit për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike realizuan takim pune me përfaqësues të Entit Shtetëror të Revizionit (ESHR) dhe Institutit Nacional Demokratik (IND), në të cilin u diskutua rreth vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Entit dhe Kuvendit dhe mundësive për shqyrtimin e raporteve individuale të revizionit në trupat punuese amë të shtëpisë ligjdhënëse.

Siç kumtuan nga shërbimi qeveritar për shtyp, kryetari i Komisionit për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike, Bojan Stojanoski, ndër të tjera shprehu interesim që në Kuvend të shqyrtohet Raporti i ZSHR për efektivitetin e masave për parandalimin e largimit të kuadrove me arsim të lartë dhe profesional. Ai theksoi se bëhet fjalë për temë shumë të ndjeshme që kërkon përcaktimin e masave parandaluese, duke pasur parasysh natyrën alarmante të të dhënave për indeksin e lartë të emigrimit të intelektualëve nga vendi. 

Kryerevizori shtetëror Maksim Acevski theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ESHR me Kuvendin, si dhe me trupat punues amë lidhur me raportet individuale të revizionit, duke pasur parasysh atë, siç tha, bëhet fjalë për shpenzimin e financave publike. Ai, gjithashtu theksoi nevojën për miratimin e propozim-ligjit të ri për revizion shtetëror.

Përfaqësuesja e IND Lidija Zafirovska theksoi se bashkëpunimi mes Kuvendit dhe ESHR duhet të jetë i vazhdueshëm dhe rutinë, si dhe i bazuar në besim, në mënyrë që të sigurohet kontroll dhe llogaridhënie më e madhe e shpenzimit të mjeteve publike.

Deputetët theksuan rëndësinë e krijimit të mekanizmave të posaçëm për monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të revizorëve nga raportet për institucionet, puna e të cilave është lëndë e revizionit. Gjithashtu u apelua për azhurnitet të institucioneve kompetente, si Prokuroria ose KSHPK, në lidhje me parashtresat e paraqitura nga ESHR lidhur me parregullsitë e konstatuara gjatë revizioneve të caktuara. rq/bsh/

Foto: Kuvendi i RMV

QËNDRONI TË LIDHUR