• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim Osmani- Shmit në Forumin e Prespës për dialog

Takim Osmani- Shmit në Forumin e Prespës për dialog
Shkup, 17 qershor 2022 (MIA)- Në Forumin e Prespës për dialog të këtij viti, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani u takua me Sekretaren e përgjithshme të OSBE-së, Helga Shmit. Takimi është pjesë e dialogut aktiv dhe konsultimeve me strukturat ekzekutive të OSBE-së në dritën e presidencës sonë në vitin 2023. Ministri Osmani theksoi se presidenca në momentin kompleks gjeopolitik dhe polarizimi evident në kuadër të OSBE-së paraqet sfidë të veçantë. “Rajoni i OSBE-së dhe vetë Organizata ballafaqohen me sfida shumë serioze. Në kushte të këtilla do të bëjmë çmos që t’i mbrojmë vlerat e OSBE-së dhe ta shfrytëzojmë kapacitetin e Organizatës sonë në menaxhimin e atyre ekzistuese dhe parandalimin e krizave të mundshme në rajonin e OSBE-së. Jam i bindur se OSBE-ja duhet të vazhdojë të luajë rol udhëheqës në këtë drejtim dhe njëkohësisht ta ruajë trashëgiminë/imazhin e saj në planin e promovimit të të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike”, theksoi ministri  Osmani.

QËNDRONI TË LIDHUR