• e premte, 05 dhjetor 2025

Takim Nikolloski - Brajan në Londër: Marrëdhënie të qëndrueshme ekonomike dhe politike dhe nivel i lartë i bashkëpunimit tregtar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Britanisë së Madhe

Takim Nikolloski - Brajan në Londër: Marrëdhënie të qëndrueshme ekonomike dhe politike dhe nivel i lartë i bashkëpunimit tregtar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Britanisë së Madhe

Shkup, 21 tetor 2025 (MIA) – Marrëdhënie të qëndrueshme ekonomike dhe politike, nivel i lartë i bashkëpunimit tregtar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Britanisë së Madhe dhe partnere e fuqishme në realizimin e qëllimeve strategjike të vendit, ishte konstatuar në takimin ndërmjet nënkryetarit të Qeverisë dhe ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolloski dhe ministrit shtetëror në Departamentin për Biznes dhe Tregti në Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, Ser Kris Brajan, që sot u mbajt në Londër. 

Në përbërje të delegacionit që ka realizuar takim me Brajanin janë edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska. 

Siç bëri të ditur Ministria e Transportit, Nikolloski në takim ka theksuar se Maqedonia është në rrugë të realizojë projekte të mëdha infrastrukturore në pjesën e transportit hekurudhor dhe rrugor dhe infrastrukturës dhe shëndetësisë edhe atë me mbështetje të madhe të Qeverisë së Britanisë së Madhe përmes Marrëveshjes për bashkëpunim. 

Ai theksoi se pikërisht investimet dhe transmetimi i përvojave dhe njohurive të reja të cilat dalin në Marrëveshjen për bashkëpunim, do t’i afrojnë të dyja vendet deri në vendosjen e partneriteteve strategjike dhe realizim të projekteve rajonale infrastrukturore dhe i ka konfirmuar angazhimet dhe aktivitetet e fuqishme të cilat i ndërmerr Qeveria për zhvillim ekonomik të shtetit si dhe për lidhje rajonale dhe bashkëpunim. 

"Një bashkëpunim i tillë është kapitull i ri për partneritetin strategjik të investimeve midis Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar", theksoi zëvendëskryeministri Nikoloski. Mbretëria e Bashkuar është mbështetëse e fortë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Maqedoninë, dhe si rezultat i një bashkëpunimi të tillë, investimet nga Mbretëria e Bashkuar kanë ndikim të fortë në rritjen e ekonomisë së Maqedonisë", theksoi zëvendëskryeministri Nikolloski, qëndron në kumtesën e Ministrisë.

Në takim është biseduar për rrjedhat e reja në marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve me fokus të veçantë në projektet të cilat do të realizohen sipas Marrëveshjes për bashkëpunim si dhe mbështetjen të cilën e mundësoi Britania e Madhe në realizimin e të njëjtave. 

Ministrat janë pjesë e delegacionit qeveritar të cilin e kryeson kryeministri Hristian Mickoski, i cili merr pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor – Procesi i Berlinit, i cili mbahet në Londër. 

Delegacioni qeveritar sot dhe gjatë ditës së nesërme do të realizojë shumë takime ekonomike dhe politike me përfaqësues të lartë qeveritarë në Mbretërinë e Bashkuar. fc/

Foto: Qeveria 

 

QËNDRONI TË LIDHUR