• e enjte, 04 dhjetor 2025

Takim në QMK për shkak të rrëshqitjes së dheut në afërsi të rrugëve "Belgradska" dhe "Patenije Zografski" në Shkup

Takim në QMK për shkak të rrëshqitjes së dheut në afërsi të rrugëve

Shkup, 27 nëntor 2025 (MIA) - Me iniciativë të Komunës së Qendrës, në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) sot u mbajt takim koordinues, në të cilin morën pjesë drejtori i QMK-së, Muhamed Ali, kryetari i Komunës së Qendrës, Goran Gerasimovski, si dhe përfaqësues nga të gjitha institucionet dhe shërbimet kompetente. 

Takimi, siç u informuan nga QMK-ja, u thirr për shkak të rrëshqitjes së dheut në Vodno, në afërsi të rrugëve Belgradska dhe Partenie Zografski. 

"Institucionet pjesëmarrëse e shqyrtuan gjendjen në terren, rreziqet për objektet përreth dhe nevojën për ndërmarrjen e masave urgjente për stabilizimin e zonës kritike. U dakordua veprim i përbashkët dhe i koordinuar, mbikëqyrje e shtuar dhe përgatitja e një plani urgjent me qëllim parandalimin e rrëshqitjes së mëtejshme të dheut", kumtoi QMK-ja. 

Konkluzionet nga takimi do t’i përcillen zyrtarisht Qeverisë për veprim të mëtejshëm. rq/

Foto: QMK

 

QËNDRONI TË LIDHUR