• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim Murtezani - Dreksler: Demokracia dhe sundimi i të drejtës me rëndësi thelbësore për shtetin

Takim Murtezani - Dreksler: Demokracia dhe sundimi i të drejtës me rëndësi thelbësore për shtetin

Shkup, 19 korrik 2024 (MIA) - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani sot në hapësirat e Ministrisë, kishte takim me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, Petra Dreksler, në të cilën iu referuan marrëdhënieve dypalëshe dhe mbështetjes së përgjithshme dhe të vazhdueshme gjermane për vendin..

Në takim, siç njoftuan nga Ministria, është diskutuar për temat lidhur me integrimin evropian të vendit, marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, zbatimi i Planit të rritjes dhe Agjenda reformuese, të cilat janë të rëndësishme për shtytjen e reformave dhe zhvillimin ekonomik të vendit dhe që synon përshpejtimin e konvergjencën socio- ekonomike të rajonit në Bashkimin Evropian.

"Ministri Murtezani në takim shprehu besimin se mbështetja e vazhdueshme gjermane për rrugën tonë evropiane, demokracia, sundimi i së drejtës, qeverisja e mirë, zhvillimi ekonomik, mjedisi jetësor dhe zbutja e ndryshimeve klimatike janë thelbësore për vendin tonë. Në takim, bashkëbiseduesit iu referuan edhe bashkëpunimit në kuadër të Tuining projekteve të financuara nga BE-ja, për të cilat potencuan se janë realizuar me sukses 11 Tuining projekte në fusha të ndryshme, edhe atë në pjesën e reformave në polici, statistikave, përafrimin politikës së konkurrencës, prokurimeve publike, bujqësisë, luftës kundër korrupsionit, përmirësimit të kushteve të punësimit, qendrave hetimore në MPB", theksohet në kumtesë.

Në fund të takimit ministri Murtezani shprehu mirënjohje të sinqertë për ndihmën e përgjithshme politike, ekonomike dhe projektuese të dhënë nga Gjermania për Republikën e Maqedonisë së Veriut, qëndron në kumtesë. mb/

Foto: Ministria për Çështje Evropiane

QËNDRONI TË LIDHUR