Takim Misajllovski - Pirs në Londër: Bashkëpunimi në mbrojtje mes Maqedonisë së Veriut dhe Britanisë së Madhe në nivelin më të lartë, kontributi në sigurinë rajonale prioritet i parë
- Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski, i cili është për vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar, këtë mëngjes u takua me përfaqësuesen e posaçme për Ballkanin Perëndimor, Karen Pirs, me të cilën diskutuan stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, sfidat gjeopolitike dhe zhvillimin e bashkëpunimit mbrojtës midis dy vendeve aleate.
- Post By Ramize Qamili
- 16:54, 16 korrik, 2025
Shkup, 16 korrik 2025 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski, i cili është për vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar, këtë mëngjes u takua me përfaqësuesen e posaçme për Ballkanin Perëndimor, Karen Pirs, me të cilën diskutuan stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, sfidat gjeopolitike dhe zhvillimin e bashkëpunimit mbrojtës midis dy vendeve aleate.
"Mbretërinë e Bashkuar e konsiderojmë si një nga aleatët më të fuqishëm dhe më të rëndësishëm në Aleancë. Bashkëpunimi ynë në mbrojtje është jashtëzakonisht i fuqishëm dhe i dukshëm, veçanërisht përmes numrit të madh të aktiviteteve të përbashkëta dhe mbështetjes britanike në zhvillimin e mbrojtjes dhe të Armatës", theksoi ministri.
Misajllovski, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, mbajti fjalim edhe për sigurinë rajonale, për të cilën ai e quajti "jashtëzakonisht të rëndësishme në kohë sfidash serioze gjeopolitike", duke konfirmuar se Armata e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të kontribuojë në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR. Shtoi se si një nga shtyllat e sigurisë rajonale, mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj pjesëmarrjes së Armatës në këtë mision.

Në kuadër të vizitës, Misajllovski, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, zhvilluan takim edhe me nënsekretarin parlamentar të shtetit dhe ministrin për Shërbime, Biznese të Vogla dhe Eksport në Ministrinë e Biznesit dhe Tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar, Gareth Tomas, me të cilin diskutuan bashkëpunimin e mundshëm në të ardhmen në fushën e prodhimit të dedikuar, duke marrë parasysh deklaratën e përbashkët nga Samiti i NATO-s në Hagë, ku aleatët u zotuan për përforcimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes dhe zhvillimin e teknologjive të reja dhe të përparuara.
Nga Ministria shtojnë se në mbështetje të këtij qëllimi, ministri Misajllovski zhvilloi takim me disa organe qeveritare në Agjencinë për eksport dhe investime të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, të cilat punojnë në fushën e sigurisë kibernetike, financimin dhe mbështetjen e projekteve, zhvillimin e teknologjive të reja dhe të përparuara në industrinë e mbrojtjes dhe në pjesën e furnizimeve. rq/bsh/
Foto: Ministria e Mbrojtjes