• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim ministror për integrimin e romëve në kuadër të procesit të zgjerimit të BE-së

Takim ministror për integrimin e romëve në kuadër të procesit të zgjerimit të BE-së

Shkup, 22 shtator 2023 (MIA) - Ministria e Punës dhe Politikës Sociale sot është nikoqire e takimit vjetor ministror, i katërti pas miratimit të Deklaratës së partnerëve nga Ballkani Perëndimor për integrimin e romëve në kuadër të procesit të zgjerimit të BE-së - Deklarata e Poznjanit.

Vende pjesëmarrëse, përveç Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë edhe Mali i Zi, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova.

"Qëllimi është të vlerësohet përparimi i arritur në 12 muajt e fundit, të identifikohen sfidat e mbetura dhe të diskutohet për hapat konkretë që duhet të kenë prioritet në vitin e ardhshëm", kumtoi MPPS-ja.

Takimin me fjalime përshëndetëse do ta hapin ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ambasadori evropian, Dejvid Gir dhe Zhelko Jovanov, drejtor i Zyrës Nisma rome, ndërsa janë paralajmëaur edhe videofjalime të Komisionerit Evropian për Zgjerimin Oliver Varhei dhe Ana Lirmann, Ministre shtetërore gjermane për Evropën dhe Klimën.

Pas përfundimit të ngjarjes është planifikuar konferencë për shtyp në të cilën do të theksohen konkludimet nga takimi. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR