• e diel, 22 dhjetor 2024

Takim Minçev - Krasniqi. MNdarja e praktikave të mira, me rëndësi për përforcimin e kapaciteteve të sektorit publik

Takim Minçev - Krasniqi. MNdarja e praktikave të mira, me rëndësi për përforcimin e kapaciteteve të sektorit publik

Prishtinë, 18 nëntor 2024 (MIA) - Ndarja e përvojave dhe praktikave të mira mes dy shteteve është me rëndësi thelbësore për përforcimin e kapaciteteve në sektorin publik, tha ministri i Administratës Publike, Goran Minçev në seancën e sotme të përbashkët ndërqeveritare mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Kosovës në Prishtinë.

Në fjalimin e vet në seancë, Minçev u përqëndrua në reformat në administratën publike, të cilat janë prioritet kyç për sigurimin e menaxhimit efikas, transparent dhe inkluziv.

Në kuadër të vizitës, ministri i Administatës Publike realizoi takim me ministrin kosovar të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

"Në takimin janë shqyrtuar mundësitë pr përforcimin e bashkëpunimit bilateral në disa sfera, me fokus në reformat e administrinit publik dhe përkrahjes së ndërtimit të kapaciteteve të administrimit publik", njoftojnë nga Ministria e Administrimit Publik.

Prej aty theksojnë se seanca ndërqeveritare është tregues për marrëdhëniet e mira fqinjësore me Kosovën, bashkëpunim që do të vazhdojë të intensifikohet në disa sfera në interes të qytetarëve të dy vendeve.

"Ministria e Administrimit Lokal mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin rajonal si element kyç për realizimin e suksesshëm të reformave dhe afrimin ndaj standardeve evropiane të menaxhimit", thonë nga Ministria resore. bsh/

Foto: Ministria e Administrimit Publik

QËNDRONI TË LIDHUR