• e enjte, 12 dhjetor 2024

Takim Mickoski - Lajçak: BE-ja të angazhohet më intensivisht për përshpejtimin e proceseve integruese

Takim Mickoski - Lajçak: BE-ja të angazhohet më intensivisht për përshpejtimin e proceseve integruese

Shkup, 11 dhjetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot është takuar përfaqësuesin special të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, me të cilin, siç njoftoi Mickoski në rrjetet sociale, kanë biseduar për aspiratat strategjike të vendit dhe nevojën që Bashkimi Evropian të angazhohet më intensivisht për përshpejtimin e proceseve integruese, të cilat shpeshherë rëndohen nga pengesa dhe kontestet dypalëshe.

"E kam theksuar angazhimin e Maqedonisë për progres të këtij plani si dhe pozicionet tona lidhur me tejkalimin e pengesave me fqinjin lindor. Maqedonia meriton të jetë anëtare e familjes evropiane", shkroi Mickoski në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk.

Lajçak sot mori pjesë në Konferencën e shtatë plenare të Konventës kombëtare për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut (KKBE-MK), e cila u mbajt në Kuvend, ku tha se anëtarësimi në BE është alternativa më e mirë, si për Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe për rajonin në këtë kohë të një konteksti të ri gjeopolitik. mb/

Foto: FB i Mickoskit

QËNDRONI TË LIDHUR