• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim Mickoski - Kozma: Zgjedhjet t'u mundësojnë të gjithë qytetarëve pjesëmarrje të njëjtë në procesin zgjedhor

Takim Mickoski - Kozma: Zgjedhjet t'u mundësojnë të gjithë qytetarëve  pjesëmarrje të njëjtë në procesin zgjedhor

Shkup, 8 maj 2023 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, sot realizoi takim me drejtoreshën e Zyres së Fondacionit ndërkombëtar për sisteme zgjedhore - IFES në vend, Joana Kozma. Nga VMRO-DPMNE-ja  njoftojnë se në takim u theksua se zgjedhjet duhet t'u mundësojnë të gjithë qytetarëve pjesëmarrje të njëjtë dhe të barabartë në procesin zgjedhor, pavarësisht se ku jetojnë.

Sipas kumtesës partiake, nga ana e Mickoskit është shprehur kënaqësi për përkrahje sistematike, të cilën IFES e jep në zhvillimin e sistemit zgjedhor në vend, institucioneve dhe partive politike.

Në takimin po ashtu u potencua rëndësia që reformat zgjedhore të jenë në harmonizim me vlerat, cilësitë dhe procedurat në shoqëritë e zhvilluara demokratike. bsh

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR