• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim lamtumirës i Murtezanit me ambasadorin bullgar Angellov

Takim lamtumirës i Murtezanit me ambasadorin bullgar Angellov

Shkup, 16 gusht 2024 (MIA) - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot u takua me ambasadorin e Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Angell Angellov, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Siç informon Ministria, në këtë kontekst, theksi i takimit u vu në marrëdhëniet bilaterale për bashkëpunimet e ardhshme.

"Ministri Murtezani theksoi rëndësinë e mbajtjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore me Bullgarinë, veçanërisht përmes Programit për bashkëpunim ndërkufitar të INTERREG IPA, e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. Ky program mundësoi projekte të rëndësishme të përbashkëta, të cilat kontribuan në krijimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe të besueshme ndërmjet rajoneve kufitare", theksohet në kumtesë.

Në takim u theksua potenciali për vazhdimimin e bashkëpunimit, duke përfshirë nismat strategjike, siç është hapja e planifikuar e pikës kufitare Klepalo/Strumjani, që pritet të përmirësojë ndërlidhjen rajonale.

"Të dyja palët konfirmuan përkushtimin e tyre për bashkëpunimin e mëtejshëm në sferat e interesit të përbashkët, duke përfshirë edhe hulumtimin e mundësive për bashkëpunim në kuadër të reformave të lidhura me BE-në. Ministri Murtezani i uroi sukses ambasadorit në aktivitetet e tij të ardhshme", informon Ministria. sa/

Foto: Ministria për Çështje Evropiane 

QËNDRONI TË LIDHUR