Takim i zëvendëskryeministrit Fetai me ambasadorin zviceran Zomer
- Zëvendëskryeministri për Politika të Qeverisje së Mirë Arben Fetai priti në takim ambasadorin e Konfederatës së Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, Kristofer Zomer.
Shkup, 7 nëntor 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Politika të Qeverisje së Mirë Arben Fetai priti në takim ambasadorin e Konfederatës së Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, Kristofer Zomer.
Siç kumtuan nga kabineti i zëvendëskryeministrit Fetai, ai e njoftoi ambasadorin e ri për punën e Kabinetit të tij duke I dëshiruar mirëseardhje të ngrohtë dhe e shprehu dëshirën për vazhdimin e bashkpunimit, duke nënvizuar bashkpunimin e shkëlqyeshëm me ambasadoren e deritashme Veronik Hulman dhe duke i shprehur falenderim.
Ambasadori Zomer u informua për shtyllat kryesore të punës së kabinetit për Qeverisje të Mirë siç janë lufta kundër korupsionit, hulumtimet finansiare dhe konfiskimi I aseteve të paligjshme, bashkpunimi me sektorin civil dhe transparenca e punës së Qeveris dhe institucioneve publike. Zëvendëskryeministri Fetai gjthahtu e njoftoi shkëlqesinë e tij për zhvillimet më të fundit në vend, përfshirë zgjedhjet lokale dhe fitoren plebishitare të koalicionit VLEN.
Siç theksohet, ndër të tjera, në takim u rikonfirmuan rrugët e bashkëpunimit, të ndërtuara ndër vite miqësi, besim dhe respekt të ndërsjellë midis Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës, si dhe për projekte konkrete të rëndësishme për qytetarët, si digjitalizimi i shërbimeve publike, përmirësimi i transparencës, sundimi i ligjit dhe zhvillimi i qëndrueshëm lokal.
"Zvicra, si partner strategjik i vendit tonë, vazhdon të mbështesë përpjekjet tona drejt fuqizimit të institucioneve dhe rritjes së besimit të qytetarëve tek institucionet publike. Partneriteti ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Konfederatës së Zvicrës mbetet i fortë, i qëndrueshëm dhe i përkushtuar ndaj progresit dhe zhvillimit të vendit tonë", theksohet në kumtesën. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s