• e diel, 22 dhjetor 2024

Takim i Toshkovskit, Bushit dhe Bojmacalievit me ambasadorin britanik Loson

Takim i Toshkovskit, Bushit dhe Bojmacalievit me ambasadorin britanik Loson

Shkup, 15 shkurt 2024 (MIA)-  Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zëvendësministri Nazim Bushi dhe zëvendësministri plotësues, Mitko Bojmacaliev sot realizuan takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës, Metju Loson, informon MPB.

Në takim, ministri Toshkovski u referua në drejtim të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve policore të dy vendeve, për veprim më efektiv në suprimimin e kërcënimeve ndërkombëtare për sigurinë publike dhe krimin ndërkombëtar, me theks të veçantë në luftën më efikase dhe efektive kundër krimit të organizuar.

Ai në pika të shkurta e njoftoi ambasadorin Loson për funksionimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike, e cila ka një përgjegjësi të madhe në realizimin e zgjedhjeve të ardhshme. Në këtë drejtim, roli i Ministrisë së Punëve të Brendshme është që të veprojë ligjërisht dhe profesionalisht në organizimin dhe zbatimin e një procesi zgjedhor të drejtë dhe demokratik. Në këtë kontekst, ministri Toshkovski theksoi pamundësinë që në përputhje me Ligjin në kuadër të 15-të vendeve udhëheqëse në Ministri të emërojnë shefin e SPB Tetovë, me çka cenohet mundësia për të qenë garantues i procesit zgjedhor për atë zonë.

Ministri Toshkovski shpjegoi masat e ndërmarra për të lehtësuar procedurat për nxjerrjen e dokumenteve personale në mënyrë që qytetarët të mund t'i marrin dokumentet personale në mënyrë dinjitoze. Në këtë kontekst, ai vuri në dukje respektimin e procedurave ligjore për periudhën e vlefshmërisë së dokumenteve të udhëtimit, duke e vendosur veten në rolin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në lidhje me lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Në takim, ambasadori Loson e potencoi rolin e Ministrisë së Punëve të Brendshme si garantuese e zgjedhjeve të sigurta, të ndershme dhe demokratike. 

Në të njëjtën kohë, ai përshëndeti bashkëpunimin e suksesshëm bilateral ndërmjet dy vendeve dhe Ministrive të Punëve të Brendshme, duke theksuar projektet aktuale në drejtim të rritjes së kapaciteteve të policisë së Maqedonisë dhe avancimit të bashkëpunimit operativ në fushën e krimit të organizuar, thuhet në kumtesë.

Zëvendësministri plotësues Bojmacaliev u falënderua për bashkëpunimin e deritanishëm me Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht për realizimin e mundësisë së njohjes së patentë shoferëve. Njëkohësisht ai theksoi se udhëheqja e Ministrisë së Punëve të Brendshme në këtë përbërje të Qeverisë teknike, për momentin funksionon profesionalisht dhe ligjërisht, pa ndikime politike, gjë që konfirmon përkushtimin në organizimin e zgjedhjeve të ndershme dhe demokratike.

Foto: MPB

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR