• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim i ri i AOGJSH-së me Qeverinë, presin ofertë konkrete për ndërprerje të grevës

Takim i ri i AOGJSH-së me Qeverinë, presin ofertë konkrete për ndërprerje të grevës

Shkup, 1 nëntor 2023 (MIA) - Përfaqësuesit e Sindikatës së punonjësve nga administrata, organeve të gjyqësisë dhe shoqatave të qytetarëve (AOGJSH) sot sërish janë në takim me përfaqësuesit e Qeverisë pasi që javën e kaluar nuk u soll asnjë vendim për kërkesat e tyre. Kryetari i AOGJSH-së, Tërpe Deanovski, në deklaratë për mediumet para takimit tha se sot presin ofertë konkrete nga ana e Qeverisë, që do të thoshte edhe ndërprerje të grevës.

"Kërkesat janë të njejta, 78 për qind rritje të rrogave, kthim i shtesave të rrogës. Presim ofertë konkrete. Pa ofertë konkrete nga ana e Qeverisë, ne nuk mund t'u transmetojmë asgjë anëtarëve tanë të cilët grevojnë dhe protestojnë, dhe realisht vendimi nëse do të pranohet ajo kundër ofertë nëse vërtetë është, i mbetet anëtarësisë", tha Deanovski.

Ofertë e mirë nga ana e Qeverisë, siç tha, do të thoshte ndërprerje e grevës dhe kthim i punëtorëve në punë.

Në pyetjen se çka do të thotë ofertë e mirë, Deanovski tha se ajo do të ishte diçka në mes.

"nuk do të mund të thoja saktë me përqindje se sa kërkojmë. Do të dalim saktë me kërkesat tona, reale janë 78 për qind dhe kthim i shtesave të rrogës. Nëse Qeveria jep ndonjë ofertë të mirë thelbësore, do të vendosim nëse do ta pranojmë. Megjithatë, i mbetet Qeverisë", tha Deanovski.

Në pyetjen nëse presin sot të sillet ndonjë vendim, Deanovski u përjgigj pozitivisht me atë që, siç tha, nëse nuk ka ofeertë nga ana e Qeverisë ekziston rreziku i kyçjes së grevës në prokuroritë dhe në institucione të tjera. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR